E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Parlamenti Evropian mbështet kandidaturën e Ukrainës për në BE

Parlamenti i Bashkimit Evropian mbështet përpjekjen e Ukrainës për të arritur statusin e kandidatit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, tha presidentja e parlamentit Roberta Metsola të premten në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë.

 

“Parlamenti i BE-së qëndron fort pas kërkesës së Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit në BE,” tha Metsola.

 

Reklamë

Pas shqyrtimit të dy pjesëve të pyetësorit të dorëzuar nga Kievi në Bruksel për angazhimet dhe kërkesat për marrjen e statusit, javën e ardhshme Brukseli mund të nisë rekomandimin e pritur.

 

Më 18 prill, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i dorëzoi zyrtarëve të BE-së një pyetësor të plotësuar për të aplikuar për marrjen e statusit të shtetit kandidat në BE.

 

Dhënia e statusit të shtetit kandidat për Ukrainën do të vendoset nga anëtarët e bllokut, të cilët do të veprojnë sipas këshillave të ekspertëve të Komisionit Evropian.

 

Nëse miratohet statusi i shtetit kandidat, Ukraina do të duhet të kalojë nëpër një proces të ndërlikuar dhe potencialisht të gjatë të pranimit, ku duhet të dëshmohet përmbushja e standardeve rigoroze demokratike dhe të sundimit të ligjit.

 

Por, duke pasur parasysh pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, zyrtarët e BE-së kanë thënë se ata do të punojnë që të përshpejtojnë këtë proces.REL/

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë