E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Parlamenti Evropian i heq imunitetin Marine Le Penit

 

Parlamenti Evropian vendosi sot heqjen e imunitetit për lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, pas kërkesës së gjykatës franceze për një aferë për shpifje.

 

 

Reklamë

Le Pen, e cila humbi garën presidenciale një muaj më parë përballë Emmanuel Macron, akuzohet për shpifje nga kryebashkiaku i Nices, Christian Estrosi. Ajo ka thënë në maj të 2015-sës se Estrosi financonte Unionin e Organizatave Islamike të Francës.

 

 

Nga ana tjetër, deputetët europianë vlerësuan se nuk kishte asnjë arsye për të hedhur dyshime se kjo procedurë e gjykatës franceze motivohej si një akt i qëllimshëm për të dëmtuar veprimtarinë parlamentare apo politike të Marine Le Pen.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë