Subscribe

Parlamenti Evropian votoi këtë te enjte Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Nga 754 eurodeputete te pranishëm, 468 votuan pro. Nje dite me pare ne kete institucion u zhvillua nje debat, ku nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cila është edhe raportuese për Kosovën, e vlerësoi MSA-ne si akt historik në raportet mes vendit dhe unionit. Kosova dhe Bashkimi Evropian e nënshkruan marrëveshjen tetorin e kaluar. Ministri kosovar i Integrimit, Bekim Çollaku përmes nje komenti ne rrjetet sociale theksoi se ky votim do te përshpejtoje realizimin e ëndrrës, per t’u bere pjese e Bashkimit Europian dhe do te çoje përpara reformat.
Negociatat për MSA-ne filluan në tetor të vitit 2013 pas angazhimit të Kosovës në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pas miratimit nga Parlamenti Europian, Këshillit te Bashkimit Europian do te vendose per hyrjen e saj ne fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *