Subscribe

Parlamenti Europian miratoi dy amendamente përmes të cilave i ka kërkuar Hungarisë që të ekstradojë ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevskin.

 

Në amendamentet e votuara, krahas ekstradimit të ish-kryeministrit Gruevski, PE I kërkon Hungarisë që të jap llogari mbi hyrjen e Gruevskit, pasi thueht se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike hungareze.

 

Ish-kryeminsitri Gruevski është dënuar për Shpërdorim detyre në Maqedoni me dy vite burg. Ai u arratis para pak ditësh nga Maqedonia në drejtim të Hungarisë, për të shmangur dënimin, duke kaluar përmes tre shteteve: Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

 

Ditën e mërkurë, Parlamenti maqedonas i hoqi imunitetin ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *