Një plan i ri është miratuar nga Parlamenti Evropian, për të verifikuar udhëtarët, të cilëve nuk iu duhet viza për të hyrë në zonën Schengen.

 

Sipas planit të miratuar nga ligjvënësit evropianë këtë të enjte, udhëtarët nga 60 vende që nuk janë janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën dhe shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë pjesë e një procesi verifikues para se të arrijnë në kufirin e Schengenit, duke përdorur Sistemin informativ dhe Autorizues të Udhëtimit në Evropë.

 

Ky synohet të jetë një pan identifikues për kriminelët, terroristët dhe kushdo që përbën rrezik para se të arrijë në BE. Ndërkohë, propozimi duhet të miratohet edhe zyrtarisht nga shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që ky sistem të zbatohet nga viti 2021.

 

Pritet që plotësimi i një aplikacioni të zgjasë afër 20 minuta dhe do të kushtojë shtatë euro, ndërsa i njëjti do të jetë falas për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *