E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Parlamenti e shkarkoi, por Meta vijon punën i qetë

Një ditë pasi 104 deputetë votuan për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta duket se vijon punën i qetë.

 

Këtë të enjte ai dekretoi katër ligje që ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Federale të Gjermanisë.

 

Mes ligjeve të dekretuara, është edhe ai i ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është firma e parë që Ilir Meta hedh për të dekretuar ligje nga Parlamenti që dje e shkarkoi.

Vazhdo të lexosh