Subscribe

Parlamenti eshte mbledhur per here te pare qe prej momentit kur ne Shqiperi u shenua rasti i pare me koronavirus.

Per te shmangur cdo rast te mundshem infeksioni, deputetet kane hyre me radhe ne sallen e parlamentit,  mjeket u kane matur temperaturen dhe ligjvenesit  jane pajisur me maska, doreza e dezinfektante.

Edhe vendosja ne salle ka ndryshuar per te garantuar distancen e nevojshme mes deputeteve, dhe per kete arsye eshte shfrytezuar cdo ambient i seances plenare perfshi lozhat dhe platen ku zakonisht qendrojne operatoret dhe gazetaret

Kryeministri Edi Rama para deputeteve lajmeroi se Shqiperia ia ka dale me sukses ne kete faze te pare te betejes kunder pandemise se koronavirusit

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Nuk kemi bere asnje gabim . Asnje vend nuk ka bere asgje me shume se sa kemi bere ne dhe jo rastesisht Shqiperia renditet mes vendeve.  

P

or nese deputetet nuk kane pasur kritika per masat e marra nga qeveria per te nderprere zinxhirin e infektimit; debati eshte fokusuar tek ekonomia dhe perpjekjet e qeverise per ti ardhur ne ndihme qytetareve dhe bizneseve qe sot po vuajne pasojat e karantines.

RUDINA HAJDARI

DEPUTETE

Sot qytetarët duhej të kishin një çek në dorë për çdo shqiptarë mbi 18 vjeç dhe jo pako ushqimore.Ne jemi një vend me më shumë potencial dhe duhet t’i vijmë në ndihmë qytetarëve.

EDI RAMA

Dërgjoj e lexoj, flitet për vendet që po hedhin miliarda e për shqipërinë që hedh qese. Është e neveritshme e për qeset flasin ata që hanë e pinë më shumë se dje, e vjedhin e vjedhin. Janë ata të cilët janë më pak në hall, ata që bëjnë llogari pa hanxhi. Shqipëria ka dhënë në m,bështetje të njerëzve në nevojë 4% të PPK. Dënglat e tua janë dëngla, por fola për dëngla në përgjithëse që hanë  pinë dhe që përbuzin e tallin sin ë rrëfimet e Eqerem Bej VBlorës, në mër të të varfërve e vuajntë

Kjo ishte nje prej seancave me te ngarkuara te parlamentit pasi deputetet votuan 22 ligje e vendime, mes te cilave u miratuan 12 aktet normative qe qeveria ka nxjerre per marrjen e masave kunder Covid 19.

Gjihashtu u rrezuan dy dekretet e presidentit Ilir Meta per pronat dhe ligjin kunder KCK, nderkohe qe u votua shtyrja e afatit te komisionit per shkarkimin e Ilir Metes dhe afati i komisionit per reformen zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *