Bota
Parlamenti britanik rrëzon për herë të dytë Brexit

Parlamenti britanik ka hedhur poshtë planin e Kryeministres Theresa May për shkëputjen nga Bashkimi Evropian. Parlamenti votoi me 391 kundër dhe 242 pro, një votim që mund të vonojë procesin Brexit ose ta çojë në dështim të plotë.
Votimi i së martës ishte një goditje e fortë për kryeministren britanike dhe kërcënon pozitën e saj si kryeministre.
Reklamë
Votimi e lë vendin pa ndonjë rrugë të qartë, vetëm 17 ditë përpara afatit përfundimtar për largimin nga Bashkimi Evropian.
Ndërkohë parlamenti është thellësisht i ndarë për çështjen se si do të veprohet me procesin Brexit dhe nëse do të thirren zgjedhje të reja apo një referendum i dytë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




