E diel, 20 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Parlamenti britanik bllokon votimin e Brexit

Ligjvënësit britanikë nuk e pranuan planin e kryeministrit Johnson për daljen nga BE-ja të shtunën. Kryetari i Parlamentit britanik John Bercoë bllokoi të hënën një votim të ri në Dhomën e Komuneve mbi Brexit-in, ndërlikimi më i fundit në përpjekjet e kryeministrit Boris Johnson për shkëputjen e vendit nga Bashkimi Evropian.

 

Ndërkohë kujtojmë se Johnson arriti një marrëveshje të re për Brexit-in me BE-në, por ligjvënësit votuan për shtyrjen e miratimit të marrëveshjes derisa të miratohet ligji që qartëson kushtet e ndarjes së Britanisë nga BE-ja pas 46 vitesh anëtare e tij.

 

Reklamë

Johnson planifikon të prezantojë masën kryesore të qeverisë që lidhet me Brexit më vonë gjatë ditës së sotme çka do të pasohet nga debati e votimi ditën e martë. Por kundërshtarët e Brexit-it thonë se ata do të përpiqen ta pengojnë planin e zotit Johnson duke propozuar ndryshime që për përkrahësit e Brexit-it do të ishin të papranueshme.

 

Është e paqartë nëse qeveria i ka votat apo kohë të mjaftueshme për të miratuar legjislacionin përpara largimit të planifikuar të Britanisë nga BE-ja më 31 tetor. Ligjvënësit britanikë po debatojnë nëse do të largohen me ose pa marrëveshje me vendet e tjera të BE-së, apo rreth mundësive për zhvillimin e një referendum të ri.

 

Ish-kryeministrja Theresa May dha dorëheqjen pasi parlamenti hodhi poshtë tre herë propozimet e saj për Brexit-it.

Vazhdo të lexosh

Reklamë