E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Parlament, përplasje për buxhetin e vitit 2018

Është traditë që diskutimi për ligjin më të rëndësishëm financiar të vitit, buxhetin, nuk është debat shifrash, por më së shumti është debat për vizionin e qeverisjes.

 

Debati mes dy rivaleve politik ka qenë i ashpër për krimin e organizuar, pasi sipas Bashës, përjashtimi nga taksat i hoteleve me 5 yje dhe projekti 1 miliard do të shërbejë për të pastruar paratë e krimit.

 

Reklamë

Sipas Bashës, edhe partnerët ndërkombëtar ndajnë të njëjtin shqetësim për krimin e organizuar, agjentet e FBI-së kanë ardhur në Tiranë për të mbikëqyrur qeverinë. Por kryeministri Rama është kundërpërgjigjur,  duke theksuar se FBI po ndihmon Shqipërinë në një luftë kundër krimit, për të cilin qeveria ka vullnetin t’i shkojë deri në fund.

 

Si në çdo seancë plenare, të dy politikanët nuk i kanë shmangur edhe sulmet personale.

Më shumë video

Reklamë