Subscribe

Ndryshimet në kabinetin qeveritar janë bërë shkak për replika mes deputetit Ben Blushi dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Pasi akuzoi qeverinë për thellim të varfërisë në vend, për shkak të politikave të qeverisë, Blushi tha se Rama shiti ministrat në tregun e koalicionit.

 

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeparlamentarit Meta. Me ironi ai pranoi se ka bërë një ndërhyrje tek kryeministri Rama, për ndryshimet në qeveri dhe kjo në favor të Ben Blushit.

 

Në mbrojtje të punës së ekzekutivit, si kundërpërgjigje të akuzave të Blushit ishte ministri i Financave Arben Ahmetaj.

 

Ndryshimet në kabinetin qeveritar janë argumentuar nga kryeministri Edi Rama  me faktin se kërkohet me shume angazhim nga katër ministrat për të punuar me bazën, në funksion të zgjedhjeve politike të 18 Qershorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *