Për here te pare nga foltorja e kuvendit, kryeministri Edi Rama ka reaguar per largimin nga Shqipëria te kompanisë OMNIX dhe dhunimit te përfaqësuesit te saj Faad Mitri. Lideri i maxhorances Rama, ka bere përgjegjës pasardhësin e tij per kalvarin ku kjo kompani ka kaluar, ne përpjekje per te investuar ne Shqipëri, pa lënë mënjane sistemin e korruptuar gjyqësor.

Qeveria jonë ia ka zgjidhur një më një të gjitha problemet. Pas zgjidhjes së gjithë problemeve administrative, papritur e pakujtuar del dhe jep “dajak” një gjykatëse, e cila kthen në mënyrën më abuzive dhe të paimagjinueshme, pronë brenda zonës së investimit dhe e kthen pronën në korrik të këtij viti, që bëhet shkaku i shpërthimit të konfliktit.”

Por ish-kryeministri Berisha ka replikuar me rivalin politik, duke e akuzuar se largoi kompaninë Omnix per arsye korruptive.

Ju që rrihni gjoksin se gjoja ishit në anën e investitorit pse e bllokuat Hickën apo Dakon për të ndjekur gjyqin? A e dini ju se kjo është në thyerje dhe dhunim të plotë të ligjeve të vendit. Unë nuk hyj në materien e çështjes por shteti ka një detyrim, që çdo gjyq që humbet shteti e ndjek, e ka detyrim këtë. A e dini ju që se ndoqën kërkund. Pse? Si e mbylli gojën ky? Ja mbylli shuku i parave, ja mbylli valixhja.”

Pak dite me pare kompania Omnix lajmëroi se do te largohej nga Shqipëria pas dhunës se ushtruar ndaj përfaqësuesit te saj, duke u tërhequr nga nje investim prej 450 milion dollarësh, qe do te hapte 1200 vende te reja pune.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *