Subscribe

Reforma ne drejtësi ka dominuar edhe nje tjetër debat ne seancën plenare, ate qe lidhet me pajisen e përgjimit. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se reforma duhet edhe për gjyqtare si ai qe vendosi pezullimin e drejtorit te Policisë se Shtetit, por ky qëndrim sipas opozitës tregon modelin e drejtësisë qe preferon kjo qeveri.

Edi Paloka:Kur drejtësia pezullon drejtorin e policisë së Ramës dhe Tahirit, sepse në mënyrë flagrante ka shkelur ligjin duke futur e më pas përdorur ilegalisht një pajisje përgjimi, atëherë kjo drejtësi është e korruptuar dhe ka nevojë për reformim.

Edi Rama: Unë flas për një “killer”, i cili është vendosur në këtë proces pa short, pa radhë dhe jashtë çdo rregulli.

Përballe kërkesës se opozitës per largimin e ministrit te Brendshëm, shefi i ekzekutivit ka theksuar se pajisja ka qëndruar ne duart e partnereve e nuk është përdorur asnjëherë per përgjime.

Paloka: Histeria e djeshme ishte nga paniku se Çako po flet e nuk pranon mesa duket të bëhet kokë turku. Për këtë sulen me tërbim dhe Rama e Tahiri, jo sepse janë të shqetësuar për drejtësinë, por sepse kanë frikë se ky skandal do ti marrë me vete këta të dy.

Rama: Vazhdoni luftoni me Sajmir Tahirin, e keni gjetur armikun. Mos lini gjë pa bërë, mundësisht futeni tani në hetim, çojeni edhe tek Krimet e Rënda. Akuzojeni edhe për bashkëpunim me ministrin Alfano, për të dëgjuar çfarë thoni ju në grup parlamentar.

Vendimi i Gjykatës per pezullimin e drejtorit te përgjithshëm te Policisë se Shtetit i shërbeu opozitës qe te kërkoje akoma me force largimin e ministrit te Brendshëm Sajmir Tahiri, si përgjegjës per skandalin e përgjimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *