Subscribe

Ky është parku i shume debatuar i fëmijëve i cili per tre muaj me radhe u be shkak i konflikteve, protestave politike, madje dhe përplasjeve e fyerjeve ne distance mes kreut te Bashkisë dhe Presidentit te Republikës. Ne te gjithë sipërfaqen e parkut ne kodrat e liqenit artificial, vijon te punohet me tre turne. Punonjësit e pastrim-gjelbërimit dhe firmës ndërtuese po japin dorën e fundit ne mënyre qe ne 1 qershor t’ia dorëzojnë Bashkisë se Tiranës. Kryetari i Bashkisë theksoi se ne festen e fëmijëve parku do te jete i hapur. Mirëmbajtja e tij do te behet nga Agjencia e Parqeve, por nuk përjashtohet mundësia qe ky shërbim me vone t’i besohet nje kompanie private. Veliaj shtoi se do te vijoje puna per ndërtimin e parqeve te tjere brenda lagjeve te Tiranës. Ndërsa nuk la pa komentuar qëndrimin e kundërshtarit me te forte te këtij projekti, presidentit te Republikës Bujar Nishani, i cili kërkon hetim ndërkombëtar. Pavarësisht zhurmës dhe konflikteve qe krijoi, këndi i lojërave ka marre formën e tij, ashtu siç edhe u prezantua ne nisje te projektit. Ne 4 mije metra katror, mes pemëve te pakut ne kodrat e liqenit janë krijuar ambiente dhe lojëra zbavitëse, sipas grupmoshave. Hapësira mes lojërave është me tapet bari artificial, i cili është vendosur mbi shtresën e tartanit te parashikuara per te amortizuar goditjet e fëmijës gjate lojës. Ndërsa sipërfaqja rreth parkut është mbjelle me bar natyral. Pasditen e se hënës do te montohet treni i parashikuar ne park. Ende nuk dihet nëse do te kete tarife per fëmijët qe do shëtisin me ketë mjet. Pas 1 qershorit mbetet per t’u pare se si do te menaxhohet dhe mirëmbahet këndi me i madh i lojërave ne Tirane

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *