E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Parku gati më 1 qershor

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka zgjedhur nje aktivitet me fëmijët per te përforcuar qëndrimin e tij se këndi i lojërave pranë parkut te liqenit do te ndërtohet dhe do te jete gati ne 1 qershor. Ndërsa lidhur me protestat e shoqërisë civile, qe kundërshtojnë kete projekt, Veliaj ofroi ketë alternative; te monitorojnë çdo dite punimet, si dhe te numërojnë pemët ne hapësirën e këndit te lojërave. Ndërkohë qe bashkia organizonte koncertin per fëmijët, shoqëria civile protestonte per ketë projekt dhe ne mënyre simbolike, përfaqësuesit e saj kane mbjelle disa peme, si nje shenje e mbrojtjes se mjedisit dhe gjelbërimit.

Më shumë video

Reklamë