Subscribe

Parkimin ne Tirane mund ta paguani edhe përmes telefonit. Nëse nuk keni kohe te prisni per te prere biletën e mbi te gjitha keni kreditë te mjaftueshme ne telefon, vendqëndrimin e paguani me një mesazh.

 

Pas  dërgimit te mesazhit, operatori celular dërgon menjëherë konfirmimin duke bere regjistrimin e vendparkimit. 15 minuta para përfundimit te afatit 1 orësh te parkimit, kompania celulare iu dërgon nje tjetër mesazh. Nëse do te shtyni kohen e parkimit ndiqni serish te njëjtën mënyre përmes telefonit, nëse jo  nuk ktheni përgjigje me mesazh, por largoni mjetin brenda kohës se paguar. Projekti ka nisur nga dy rrugët kryesore prane qendrës, “Myslym Shyri” dhe “Ibrahim Rugova”  ku jane rreth 130 vendqëndrime me pagese. Mjetet e parkuara me sms identifikohen lehtësisht, pasi  nuk kane biletën e printuar ne xham. Me pas inspektoret e Agjencisë se Parkimit bëjnë identifikimin online te mjeteve qe duhet te kene paguar vendqëndrimin me  telefon. Per çdo rast abuziv vendoset gjobe automatikisht.

 

Ky projekt qe ka nisur zbatimin ketë te hëne do te shtrihet ne te gjithë zonën A te parkimit. Kjo do te thotë se ne te gjitha rrugët brenda unazës, vendparkimit me pagese ose me sms kushtojnë 100 leke ora.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *