Subscribe

Tiranës i është shtuar një tjetër park. Në malin e Dajtit, është hapur një hapësirë e veçantë, ku grupmosha të ndryshme do kenë mundësi që të përjetojnë një eksperiencë emocionuese me aktivitete dhe kurse të posaçme. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se parqe të tilla janë një mundësi mjaft e mirë për qytetarët për të bërë një jetë të shëndetshme.

 

“Në qoftë se njerëzit në qytetin tim thonë se vuajnë nga obeziteti, në qoftë se nuk kanë ushqim, në qoftë se kanë sëmundje kardiovaskulare, në qoftë se nuk thithin ajër të pastër dhe në qoftë se unë humbas prej këtyre faktorëve  kapitalin e njerëzve, atëherë çfarë më duhet një qytet bosh me ndërtesa, pa njerëz, që jetojnë një jetë më të shkurtër prej ndotjes dhe gjithë problematikave të tjera? Ndaj e marrim shumë seriozisht, jo vetëm si një vend për të kaluar kohën dhe për të pasur pak variacion, por si një mënyrë dhe si një politikë konkrete për t’u thënë njerëzve, duhet të heqim fëmijët nga kafet në të gjithë Tiranën.”

 

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës i ka kërkuar qeverisë që Parku Kombëtar i Dajtit, t’i kalojnë pushtetit vendor.

 

“Një nga gjërat që i kemi kërkuar qeverisë shqiptare dhe kryeministrit me të krijuar qeverinë e re, është që asete të tilla, që quhen parqe kombëtare, t’i kalojnë në administrim Bashkisë se Tiranës. Vetëm një kryetar bashkie me stafin e vet  që ka vënë emrin dhe reputacionin e tij në menaxhimin e qytetit, mund të kujdeset.”

 

Kreu i Bashkisë bëri me dije se institucioni që drejton do të vijojë investimet në shërbim të komunitetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *