Subscribe

Nëse sot fëmijët e kryeqytetit, nuk kane nje vend te mirëfillte argëtimi, ne vere për ta do te jete gati Parku me i madh i lojërave. Ndërtimi i këndit te lojërave ka nisur para disa ditësh, ne Kodrat e Liqenit Artificial. Fillimi i këtij projekti shënon edhe zbatimin e masterplanit per zhvillimin e Parkut Kombëtar te Tiranës. Ne nje sipërfaqe prej 400 metrash katror, do te krijohen hapësira argëtuese te përshtatura sipas gurpmoshave te fëmijëve. Gjate inspektimit te punimeve per parkun e lojërave, kryetari Erion Veliaj deklaroi se nga ky investim, do te përfitojnë rreth 200 mije fëmije te kryeqytetit. Kryetari Veliaj qetësoi banoret e Tiranës se ky investim per fëmijët, nuk do te cenoje gjelbërimin ne kodrat e liqenit. Sipas Veliajt, Parku do te jete me i vizitueshem madje dhe me më shume gjelbërim se tani. Parku me i madh i lojërave po ngrihet pranë digës, aty ku aktualisht ka pajisje për ushtrime fizike. Ndërtimi i këndit te lojërave kushton 78 milion leke dhe përfundon pas 6 muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *