E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Parisi në kaos nga protestat/ Turma e zemëruar u vë flakën bankës e disa bizneseve

Kaotike ishte mbrëmja e së shtunës në Francë. Mijëra protestues I vune flakën një banke dhe disa objekteve të tjera në Paris duke kundërshtuar ligjin e sigurisë që ndalon filmimin e oficerëve të policisë. Harta e demonstratave u zgjerua edhe në qytete të tjera. Në Bordo, Lille, Strasburg, Montpellier dhe Nantes pati përplasje të dhunshme me autoritetet.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës pasi qytetarët e zemëruar i sulmuan me fishekzjarrë, gurë dhe mjete të tjera të forta. Dhjetra njerëz mbetën të plagosur.

Reklamë

Një nga elementët më të diskutueshëm të ligjit të propozuar i cili pret miratimin nga senati, është neni 24 qe do të penalizonte publikimin e imazheve të punonjësve të policisë në detyrë me qëllim të dëmtimit të “integritetit fizik ose psikologjik” të tyre. Ai u miratua nga Asambleja Kombëtare javën e kaluar, duke shkaktuar kritika të ashpra nga organizatat e media në të gjithë Francën.

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur Franca e goditur rëndë nga pandemia, ka nisur gradualisht lehtësimin e masave. Nga kjo e dielë do të lejohet aktiviteti i bizneseve.

Reklamë

Fatmirësiht edhe në Itali, disa rajone kanë dalë nga zona e kuqe e kufizimeve. Lombardia, Piemonte dhe Kalabria do të aplikojnë masa më të moderuara nga kjo e dielë. Po ashtu edhe Liguria e Sicilia.Nga ana tjetër, Belgjika nga data 1 dhjetor do të rihapë dyqaert e restorantet ndërsa mbetet në fuqi bllokimi i pjesshëm.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë