Punonjësit francezë janë të vendosur në planet e tyre për të kundërshtuar reformën e pensioneve ndërsa kjo e enjte shënon ditën e 43 të protestës kombëtare, më e gjata e mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit.

Bisedimet me përfaqësuesit e qevrisë kanë dështuar sërish dhe për këtë arsye është rikthyer bllokada në metro, transportin urban, atë ajror, spitale, shkolla si dhe në fushën e biznesit.

Banka qëndrore e Francës bëri të ditur se greva e cila tashmë ka hyrë në javën e shtatë, ka penguar ndjeshëm rritjen ekonomike.

Rreth 10 përqind e bizneseve, kryesisht në hotele, restorante dhe industri të transportit janë prekur më shumë ndërsa barrën më të rëndë e ka mbajtur Parisi.

Shumica e linjave të metrosë janë mbyllur, numri i trenave periferikë u zvogëlua dhe numri i turistëve ka rënë ndjeshëm. Bizneset u goditën rëndë pasi mungesa e transportit i mbajti klientët larg, veçanërisht duke dëmtuar sezonin e festave.

Qeveria e Emmanuel Macron kërkon të bashkojë 42 planet ekzistuese të pensioneve në një sistem të vetëm, të bazuar në pikë, por sindikatat pretendojnë se kjo do të detyrojë miliona njerëz të punojnë deri në moshën 64 vjecare përkundrejt një vlere më të ulët pensioni.

Më 24 janar, projektligji do të diskutohet në Këshillin e Ministrave dhe ashtu sikurse është planifikuar nga sindikatat, do të shoqërohet me protesta të tjera masive në rang vendi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *