Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 January 2026
Vizion fokus

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet e Austrisë!

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

Trump: Irani, vendi më i keq në botë për...

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret babanë pse...

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione me policinë

Zhduket avioni me 11 persona në bord në Indonezi

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne u ringritëm

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga, “Pirati” shënon...

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali

Parisi mbledh udhëheqësit perëndimorë për të ardhmen e Ukrainës

6 Janar 09:24

Zyrtarë nga më shumë se 30 vende perëndimore të të ashtuquajturit “Koalicioni i të Gatshmëve”, që mbështesin Kievin në luftën e tij me Rusinë, do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa vazhdojnë të përsosin një propozim paqeje që synon t’i japë fund konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në takimin e 6 janarit do të ketë gjithashtu një prani amerikane, me kryenegociatorët e presidentit Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të pranishëm në kryeqytetin francez, megjithëse sekretari i Shtetit, Marco Rubio, nuk ka gjasa të vijë, pavarësisht shpresave në disa kryeqytete evropiane se ai do të merrte pjesë gjithashtu.

Zyrtarë evropianë i thanë Radios Evropa e Lirë se ka “një ndjenjë të ripërtërirë urgjence” pas një takimi gjatë fundjavës të këshilltarëve për sigurinë kombëtare dhe një mbledhjeje të planifikuesve ushtarakë më 5 janar.

Ata shpresojnë se takimi në Paris do të sigurojë që Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe vendet e tjera evropiane “të jenë në të njëjtën linjë”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se shpreson të paraqesë “angazhime konkrete” për sigurinë e Ukrainës pas bisedimeve. Ideja është që të ketë qartësi mbi përbërjen dhe dislokimin e një force paqeruajtëse në rast të një armëpushimi.

Disa zyrtarë thonë se shifra që qarkullon në disa kryeqytete evropiane është që forca të përbëhet nga 15.000 deri në 20.000 trupa, megjithëse disa shpresojnë që niveli të jetë më afër 30.000, duke vepruar nën moton “det, qiell dhe tokë të sigurta”.

Nuk janë zbuluar plane ushtarake, por pjesa më e madhe e trupave do të vinte nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat do të udhëhiqnin komponentët tokësorë dhe ajrorë, ndërsa Turqia ka treguar se do të ishte përgjegjëse për sigurimin e korridoreve të transportit në Detin e Zi.

Megjithatë, ende nuk ka qartësi se sa afër vijës së kontaktit do të vendosej një forcë e mundshme e Koalicionit të të Gatshmëve. Shumica e zyrtarëve evropianë me të cilët ka qenë në kontakt REL-i besojnë se dislokimi i mundshëm do të bëhej në Ukrainën Perëndimore për të mbështetur dhe trajnuar trupat ukrainase.

Pyetje të pazgjidhura

Ndërsa kornizat e një pranie perëndimore në Ukrainë po marrin formë, ka ende disa pikëpyetje për t’u sqaruar, përfshirë rregullat e angazhimit dhe garancitë e sigurisë nga SHBA.

Një diplomat evropian pranoi se një çështje që ende nuk është zgjidhur është se si duhet reaguar ndaj një sulmi të mundshëm rus. “Në thelb ende po diskutojmë nëse do të kundërpërgjigjemi me zjarr apo do të largohemi”, tha ai.

Sa i përket garancive të sigurisë nga SHBA-ja, si Brukseli ashtu edhe Kievi po bëhen gjithnjë e më optimistë se Uashingtoni do të ofrojë “një mbështetje të fortë”, edhe pse ende nuk është e qartë saktësisht se çfarë forme do të marrë kjo.

Zyrtarë evropianë i thanë REL-it, në kushte anonimiteti, se mund të ketë trupa amerikane në terren në një rol jo-luftarak për të vëzhguar armëpushimin.

Por koalicioni gjithashtu shpreson që Uashingtoni të vazhdojë të ofrojë “mbështetje nga prapavija”, siç janë logjistika dhe inteligjenca.

Në nëntor 2025, Trump e shtyu Zelenskyn të pranonte një propozim paqeje me 28 pika, të cilin shumë e panë si dukshëm në favor të Rusisë.

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë — të udhëhequr nga Britania, Franca dhe Gjermania — u përpoqën me nguti të zhvillonin një kundërpropozim, duke paraqitur përfundimisht një plan me 20 pika që përfshinte më shumë interesat e Kievit, veçanërisht në lidhje me garancitë e sigurisë dhe integritetin territorial.

Në takimet e tij me evropianët, Zelensky ka të ngjarë të theksojë nevojën për garanci sigurie — nga Evropa, por edhe në bashkëpunim me sigurime të forta të dëshiruara nga Shtetet e Bashkuara.

Çështje të ndërlikuara

Kryenegociatori i Ukrainës, Ruslan Umerov, deklaroi së fundmi se “shumica e pozicioneve — 90 për qind e planit të paqes — tashmë janë rënë dakord, dhe puna vazhdon mbi detajet”.

Këto detaje, që pritet të diskutohen në Paris, përfshijnë çështjen e ndërlikuar të lëshimeve territoriale, me Ukrainën që kërkon që vija e kontaktit të ngrihet ose që i gjithë rajoni i Donbasit të bëhet një zonë e çmilitarizuar.

Një çështje tjetër është pronësia e centralit bërthamor të Zaporizhias, me Kievin që hedh poshtë idenë e menaxhimit të përbashkët nga Ukraina dhe Rusia, duke preferuar që Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë për të shitur energjinë e tij në Moskë.

Megjithatë, pak njerëz në Bruksel mendojnë se Rusia do të pranonte ndonjë nga këto çështje, me vlerësimin se Kremlini ende mendon se po fiton në fushëbetejë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë disa herë javët e fundit se Moska do t’i arrijë qëllimet e asaj që e quan “operacion i posaçëm ushtarak”, qoftë përmes marrëveshjes apo forcës.

Me këtë në mendje, BE-ja po përgatit veçmas një rund të ri sanksionesh, të 20-in që nga pushtimi i plotë gati katër vjet më parë, i cili pritet t’u paraqitet shteteve anëtare për miratim më vonë gjatë janarit./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Francë Ukraine

Nga e njëjta kategori

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

më shumë...

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet e Austrisë!

më shumë...

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

më shumë...

Trump: Irani, vendi më i keq në botë për të jetuar!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:37

Mandarina apo portokall, cili frut ka më...

10:26

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

10:03

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet...

9:49

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

9:29

Ja pse disa persona thinjen më shpejt

8:54

Hëna e re e Bricjapit, ja si...

8:47

Trump: Irani, vendi më i keq në...

8:39

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret...

8:12

Ja çfarë është në të vërtetë një...

7:55

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione...

7:31

Zhduket avioni me 11 persona në bord...

6:47

Temperaturat zbresin deri në -4 gradë celcius,...

6:43

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne...

6:19

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga,...

5:55

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar...

5:53

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit...

5:42

Pas konfliktit për videolojërat, 11-vjeçari qëllon për...

5:30

Ekuadori vendos 10 mijë trupa ushtarake kundër...

5:06

Si t’i përgjigjesh fëmijës kur të bën...

4:37

Ky është qyteti më i ftohtë në...

Më të klikuarat

  • Vrasje tronditëse në Greqi, 44-vjeçari shqiptar ekzekuton me...
  • Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit Presidentit...
  • Abuzoi me djalin 15-vjeçar të bashkëshortit, 35-vjeçares i h...
  • Fadroma përplas punëtorin në kantierin e ndërtimit, 45-vjeça...
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Burg për ish-zv.shefin e Policisë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.