E enjte, 5 Nëntor 2026 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Paris Sg vendos rekorde

Pas fitimit te kupës se ligës, Paris Sg vazhdon sukseset per te thyer rekorde edhe ne kampionatin francez. Ne takimin hapes te javës se 36 te Ligue 1, parisienët shpartalluan Renes 4-0, duke u bere skuadra me me shume fitore ne historinë e futbollit francez plot 28 te tilla gjate nje sezoni, ndërsa barazoi rekordin e pikëve 89 dy vite me pare. Pas një pjese te pare pa gola, kampionet e Francës arritën te gjejnë plot katër here rrjetën ne te dytën. Fillimisht Maxuell zhbllokoi shifrat ne minutën e 50. Me pas radha do t’i vinte Ibrahimovic te linte shenje edhe ai ne ketë ndeshje. Fillimisht suedezi gjeti rrjetën ne minutën e 54, ndërsa 20 minuta me vone shënoi golin me numër 34 ne kampionat gjate këtij sezoni me fanellën e Paris Sg. Ne minutën shtese lavdi edhe per uruguaianin Kavani, i cili sigloi shifrat 4-0. Skuadrës se Lorent Blank i kane mbetur edhe 3 ndeshje per te përmirësuar numrin e pikëve per te vendosur tjetër rekord, ndërsa Rene rrezikon seriozisht t’i thotë lamtumire kupave te Europes sezonin e ardhshëm.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë