E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 60 minuta më parë
Bota

Paris, ndërtesa përfshihet nga flakët, vdesin tetë persona

Tetë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë në një ndërtesë në zonën jugperëndimore të Parisit.

 

Zjarri ka rënë në katet e sipërme të një ndërtese 8 katëshe ndërsa numri I viktimave mund të rritet akoma në orët në vijim pasi shumë prej të plagosurëve kanë marrë plagë të rënda.

 

Reklamë

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin, ndërsa raportohet nga policia se është arrestuar një femër si e dyshuar me ngjarjen.

 

Prokurorii i Parisit, Remi Heitz deklaroi se zjarri mund të ketë filluar me qëllim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë