Paris Hilton ka habitur fansat kur debutoi zërin e saj të vërtetë gjatë një interviste të drejtpërdrejt në një television. Këngëtarja me famë botërore ka qenë prej kohësh e njohur për zërin e saj që gjithmonë krahasohej me të foshnjes.

 

Por gjatë intervistës, 39-vjeçarja foli me një zë më të thellë dhe të fortë. Hilton tha se gjatë këtyre viteve thjesht ka qenë duke luajtur rolin e bjondes memece.

 

“Gjatë gjithë kësaj kohe unë kam qenë duke luajtur një karakter, kështu që bota kurrë nuk më ka njohur me të vërtetë se kush jam. Unë në të vërtetë jam një person brilant, nuk jam një bionde memece. Thjesht shtirem si e tillë.”

 

Shumë nga fansat mbetën të shokuar nga e gjithë kjo histori. Zëri i Hilton ishte krejt ndryshe thuajse gjatë gjithë intervistave në dokumentarin e saj të ri “This is Paris”.

 

“Zëri i vërtetë i Paris Hilton është i thellë dhe i fortë”, “Pra, Paris Hilton ndryshoi zërin e saj?? Jam i tronditur, por sapo kam dëgjuar zërin e saj të vërtetë dhe është shumë i mirë”, ishin disa nga reagimet e fansave të habitur.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *