Në Paris, policia hapi zjarr ndaj një gruaje që bërtiste “Allahu Akbar” (“Zoti është më i madhi”) në stacionin e metrosë François Mitterrand Bibliothèque ne Paris

 

Oficerët qëlluan sepse “kishin frikë për sigurinë e tyre” duke dyshuar se gruaja e mbuluar teresisht mund te hidhte veten ne ere..

 

 Policia e Parisit ishte vënë në alarm pasi gruaja kishte kërcënuar me vdekje disa nga pasagjeret në tren.

 

Pasi u izolua, raportoi zyra e prokurorit, gruaja “refuzoi t’i bindej urdhrave të policisë, duke kërcënuar se do të hidhej në erë”. Një nga oficerët më pas “ka përdorur armën e tij të zjarrit vetëm një herë”.

 

 E plagosur, gruaja është transportuar në spital ku ndodhet në prognozë të rezervuar me një plagë në bark. 

 

Nga gjetjet e para, ajo nuk kishte me vete asnjë lëndë plasëse. Janë hapur dy hetime, një që i është besuar policisë për terrorizem dhe kërcënimet me vdekje ndaj një zyrtari publik./Tgcom 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *