Subscribe

Komisioni që do të hetojë financat e partisë demokratike në vitin 2017 do të thërrase si deshmitar ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Kryetarja e Komisionit, Ledina Mandija sqaron se do të thirren si deshmitare të gjithë personat që kane dijeni me menaxhimin e fondeve të partise demokratike në periudhen për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikes kanë gjetur fakte se PD ka përfituar financime nga Rusia.

 

LEDINA MANDIJA

KRYETARE E KOMISIONIT

 

“Do jene ne te gjitha institucionet qofte shqiptare apo edhe te huaja, brenda apo jashte Shqiperise. Ne rolin e deshmitarit do thirren te gjithe personat perfshire edhe Bashen”

 

Mandija ka sqaruar edhe si do te kontrollohen financat e partise demokratike kur vetë Berisha ka deklaruar se parardhësi nuk ka lënë asnje dokument në seli.

 

 “Në lidhje me shkresën sesi merren privatisht ka rregulla dhe komisioni do ndertoje rregullat perkatese per auditin. Do perdorim te gjitha burimet e ligjshme.

 

Kryetarja e Komisionit të  auditit ka theksuar se në fund të proçesit, raporti do ti çohet Këshillit Kombetar pasi te gjithe anetaret e PD duhet të dine të verteten.

 

“Akuza për lobim rus në PD është e rënde dhe cënon ideologjine e kësaj force politike, por behet fjale edhe per percaktimin e personave pergjegjes qe jane implikuar në afera të tilla. Demokratët duhen njohur me çdo aferë të dyshimtë për financime ruse në fushaten e 2017 para dhe pas saj, dhe këtë kanë të drejtë ta dinë”

 

 

Një dite me parë kryesia e partise demokratike ngriti nje komision të posaçëm për auditin e financave te partise demokratike në vitin 2017.

 

Ky vendim erdhi pas publikimit të një raporti të komunitetit te inteligjences amerikan, se PD gjatë kohes që drejtohej nga Basha ka marre 500 mije dollare nga Moska.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *