Qeveria ka vendosur të japë njëqind e shtatëdhjetë milionë lekë shpërblim për policinë e shtetit.

 

Me propozim të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të rishëprndajë fondet në buxhetin e 2019.

 

Sipas vendimit, të firmosur nga kryeministri Rama Ministrisë së Mbrojtjes do t’i hiqen nga buxheti njëqind e shtatëdhjetë milionë lekë që ishin planifikuar të përdoreshin në programin “Mbështetja e Luftimit” dhe do t’i kalojnë Minsitrisë së Brendëshme.

 

Në vendim thuhet se shpërblimi për uniformat blu do të ndahet në formën e një rroge mujore dhe lista e efektivëve që do të përfitojnë nga ky shpërblim do të hartohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *