E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Parashikimi motit për ditën e hënë, 8 prill 2019!

Mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura deri në mesditë, të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtër shiu.

 

Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellime dhe vranësira të lehta të dominojnë në pjesën më të madhe të vendit.

 

Reklamë

Përjashtim bëjnë Jugperëndimi dhe Veriu, ku reshjet mbeten prezente.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C mëngjesi në zonat malore deri në 21 °C mesdita në zonat e ulëta dhe bregdet.

 

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë