Virgjëresha
Astrologët e kanë parathënë se 2018-a do të jetë një vit më i mbarë, gjatë të cilit do t’ju buzëqeshë fati dhe tani kjo gjë po konkretizohet. Saturni do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj gjatë kësaj jave, por edhe Venusi do t’ju ndihmojë në çështjet e zemrës. Vëreni shpirtin në paqe dhe përpiquni të shijoni të tashmen. Mos u shqetësoni për gjërat që nuk po ecin mirë, sepse do të ishte e kotë. Keni për ta parë që optimizmi juaj do të shpërblehet. Besojuni yjeve.
Peshorja
Është e çuditshme të shikosh sesi yjet po shkojnë të gjithë në të njëjtin drejtim. Venusi, planeti juaj i parapëlqyer, do t’i bashkohet Saturnit. Ju, duke përfituar nga ditët e festave, do të përvetësoni gjithçka që ju përket dhe kjo ka për t’ju pëlqyer. Personat që do t’ju afrohen do të sillen ëmbëlsisht, duke ju bërë disi konfuzë, duke ju dërguar mesazhe kontradiktore, por që do t’ju pëlqejnë. Nuk do t’ju mungojë fantazia gjatë këtyre ditëve, kurse për angazhimet do të mendoni më vonë.
Akrepi
Si kurrë ndonjëherë në vigjilje të festave, planetët do të jenë aleatët tuaj. Ndërkohë që ju do të festoni me të afërmit festën më të rëndësishme të vitit, do të ndjeni afrimin e tetë planetëve që do të ndikojnë pozitivisht dhe s’ka për të qenë e vështirë të imagjinoni rezultatin. Më datë 25 Venusi do të kalojë në shenjën tuaj, duke ndikuar në përmirësimin e raporteve. Ashtu si Uliksi që nuk i rezistonte dot thirrjes së sirenave dhe Neptuni do t’ju tërheqë vëmendjen duke ndikuar që të mos mendoni për shqetësimet, por të përjetoni në maksimum këtë javë.
Shigjetari
Situata yjore do të përmirësohet me largimin e Venusit që do të ndodhë pikërisht në ditën e Vitit të Ri. I pranishëm në shenjën tuaj do të mbetet vetëm Mërkuri. Zgjidhja për problemet tuaja do të vijë gradualisht dhe duket se gjithçka është në favorin tuaj. Ndërkohë që ngrini dollinë e festave, do të kuptoni se po afron momenti të shijoni rezultatet e punës tuaj. Pas një periudhe të gjatë angazhimesh, do të bëni pushimet e merituara.
Bricjapi
Duket sikur papritur jeni vendosur në qendër të qiellit. Pasi keni pritur me entuziazëm ardhjen e Saturnit, pikërisht në ditën e Vitit të Ri, në shenjën tuaj do të vijë Venusi, i cili do të ndikojë në përmirësimin e situatës. Do të ndiheni të çliruar nga angazhimet që duhet të merrni përsipër në këto ditë festash dhe do të mund t’i shijoni ato pa pasur ndjenja faji. Ngrini dolli të gëzuar për një vit që premton të jetë i mbarë, sepse ju pret diçka unike dhe e rëndësishme.
Ujori
Yjet dhe planetët vazhdojnë të fshihen, duke ju krijuar ndjesinë se nuk ju pret asgjë e rëndësishme, por kjo s’është aspak e vërtetë. Nuk do ta ndieni praninë e Venusit pikërisht në ditën e Vitit të Ri, duke u detyruar kësisoj t’i kërkoni te të tjerët emocionet. Ndërkohë ju do të dini të ulni tensionet e shkaktuara si pasojë e ndikimit të Marsit. Harrojini për një moment yjet dhe planetët dhe përjetojini sa më mirë këto ditë festash.
Peshqit
Gjatë ditëve në vazhdim Venusi do t’i shtohet listës së gjatë të planetëve miq, duke ju ndihmuar që ta shijoni më shumë këtë javë të fundit të vitit. Keni plotësuar të gjitha angazhimet dhe detyrimet tuaja dhe tani duket se gjithçka po merr për mirë. Gjatë kësaj jave do të ndieni praninë e Marsit, i cili do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj, kurse Mërkuri do t’ju ndihmojë të ndiheni të çliruar nga emocionet negative.





