Dashi
Duke filluar që nga dita e hënë do të keni mbështetjen e Hënës, Saturnit dhe të Marsit. Kësisoj do të mund të jepni më të mirën tuaj në aspektin profesional dhe në angazhimet e së ardhmes. Do ta përjetoni me lehtësi çdolloj ndryshimi dhe falë energjisë yjore do të jeni të favorizuar gjatë vitit 2018. Ndërkohë, një person i dashur për ju do të tregohet lozonjar ndaj jush, duke ju shpërqendruar disi nga veprimtaritë tuaja.

 
Demi
Yjet parashikojnë ndryshime për ju të lindurit e shenjës së Demit, për të përjetuar çaste të paharruara gjatë vitit që do të vijë. Saturni do të kalojë në shenjën tuaj dhe mund të qëndrojë gjatë aty, duke ju favorizuar në aspektin profesional dhe për sa u takon veprimtarive praktike. Aty nga dita e enjte Dielli do të kalojë në shenjën e Demit dhe ju do ta prisni ashtu siç duhet Vitin e Ri dhe të gatshëm për të plotësuar gjithë angazhimet që përfshin kjo periudhë.

 
Binjakët
Duke filluar nga dita e mërkurë do të çliroheni më në fund nga prania e Saturnit në shenjën tuaj, i cili ju ka kushtëzuar në mënyrën tuaj të të menduarit dhe të jetesës gjatë viteve të fundit. S’ju mbetet veçse të prisni me gëzim atë që ju rezervon e ardhmja dhe të planifikoni një mënyrë jetese që t’ju bëjë të buzëqeshni. Duke filluar nga dita e shtunë, një person që e keni për zemër do të ndryshojë sjellje ndaj jush. Kjo është vërtet koha për të festuar.

 
Gaforrja
Kalimi i Hënës së re ditën e hënë në shenjën tuaj do të përkojë deri diku me largimin e Saturnit ditën e mërkurë. Kjo do t’ju japë mundësinë që të silleni më me përzemërsi me të afërmit tuaj, të cilëve ia vlen t’u kushtoni vëmendje. Shikojeni të ardhmen me optimizëm, shfrytëzoni çdo mundësi që do t’ju jepet, merrni parasysh rreziqet që mund t’ju kanosen dhe do t’ju buzëqeshë fati, sepse keni mbështetjen e yjeve.

 
Luani
Përfitoni nga mbështetja e Hënës së re ditën e hënë dhe kësisoj nuk do ta ndieni shumë ndikimin e Saturnit që ka qenë i pranishëm gjatë gjithë kësaj periudhe në shenjën tuaj. Ky lloj ndryshimi do t’ju qetësojë dhe do të mund t’i përjetoni situatat më normalisht, pa ndier shqetësim. Falë ndikimit të Venusit në shenjë do t’i njihni mirë caqet tuaja. Do ta mbyllni javën bukur falë pranisë së Mërkurit dhe do të mund të kontrolloni shpenzimet tani që na ndajnë pak ditë nga Viti i Ri.

 

Virgjëresha
Gjatë kësaj jave do të jeni ju protagonistët e qiellit, sepse duke filluar nga dita e mërkurë Saturni do të jetë aleati juaj, duke ju dhuruar mjaft energji. Do të ndiheni të aftë për të bërë ndryshime, duke u çliruar nga frika që ju pengon të merrni vendime. Dhe ndërkohë që shijoni panoramën astrologjike të shenjës tuaj, pjesë e kësaj feste në fundjavë do të bëhet dhe Mërkuri. Përgatituni të ndiheni të ngazëllyer.

 
Peshorja
Kalimi i Hënës në shenjën tuaj do të zbutë ndikimin e Saturnit që është i pranishëm prej kohësh aty. Do ta keni të lehtë të veproni në mënyrë spontane me gjithë seriozitetin që ju imponon prania e këtij planeti. Përpiquni të angazhoheni më shumë në veprimtaritë familjare, duke e pranuar faktin që detyrimet janë diçka normale dhe asnjëherë të mërzitshme për ju. Mundohuni që prania e Saturnit në shenjën tuaj të mos ju rëndojë.

 
Akrepi
Gjatë kësaj jave do të keni gjithë mbështetjen e mundshme të yjeve dhe së shpejti kjo do të jetë e dukshme. Ndër planetët që do t’ju favorizojnë do të jetë dhe Saturni, kurse duke filluar nga dita e enjte do të keni mbështetjen e Diellit dhe të Mërkurit që do t’ju ndihmojnë në aspektin ekonomik. Kjo është arsye e mjaftueshme për t’u ndier të lumtur e të kënaqur. Këshillohet që festat t’i kaloni në praninë e personave të dashur për ju.

 
Shigjetari
Thuhet se duke vëzhguar Hënën mund të parashikojmë fenomene dhe ngjarje dhe këtë herë kemi dhe konfirmimin e qiellit për këtë. I pranishëm në shenjën tuaj gjatë kësaj jave do të jetë dhe Saturni, i cili do të largohet andej nga dita e mërkurë dhe kjo lamtumirë do t’ju lejojë të ndjeni shijen e lirisë. Do të ndiheni sërish optimistë dhe të çliruar prej lidhjeve dhe rregullave që nuk i kuptoni. Prania e Mërkurit në shenjë në fundjavë do t’ju ndihmojë në aspektin profesional.

 
Bricjapi
Saturni në shenjën tuaj bën të mundur realizimin e shumë gjërave, por gjithçka në kohën e duhur. Keni pritur me durim, por tani ka ardhur momenti juaj, që të jeni në qendër të vëmendjes. Dielli dhe Saturni do të jenë të pranishëm në shenjën e Bricjapit, duke ju dhënë mundësinë të shfaqni cilësitë më të mira. Do ta bëni gjithçka sipas mënyrës tuaj, duke shfaqur gjykim të shëndoshë.

 
Ujori
Përgatituni që ditën e hënë t’i jepni lamtumirën Saturnit, një force qiellore që ju përfaqëson dhe ndikimi i së cilës do të jetë i padukshëm për momentin. Por duhet të dini se në të vërtetë ai do të shfaqet më i fortë dhe më i vendosur se kurrë, duke ju sugjeruar si të silleni dhe me raste do t’ju duhet t’u jepni përparësi të tjerëve. Do të argëtoheni dhe do të thurni ëndrra ditën e mërkurë falë pranisë së Uranit në shenjë, kurse Mërkuri do t’ju ndihmojë ta kuptoni më mirë një person të afërt për ju.

 
Peshqit
Do të ndiheni të çliruar prej rregullave dhe rigorozitetit të imponuar prej qiellit. Me siguri që do të ndiheni të lehtësuar nga largimi i Saturnit nga shenja juaj dhe do të keni më shumë besim te vetja. Lejojani vetes të ndiheni të çliruar nga detyrimet dhe të shpresoni se ëndrrat mund të bëhen realitet. Java do të mbyllet bukur falë pranisë së Mërkurit në shenjën tuaj dhe do të jeni të favorizuar në aspektin e ndjenjave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *