Vendi ynë gjatë këtyre ditëve është karakterizuar nga temperatura të larta për stinën e dimrit. Dëbora dhe shiu kanë munguar gjatë muajit dhjetor, e kjo situatë duket se do të jetë edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe javën e parë të janarit.
Këtë gjë e ka bërë të ditur Anira Gjoni nga instituti i Gjeoshkencave, gjatë një interviste për emisionin 7pa5 në Vizion Plus.
“Nuk presim të keni rreshje dëbore as natën e ndërrimit të viteve dhe as javën e parë të janarit.
Java e fundit e dhjetorit dhe java e parë e janarit, mund t’i quajmë si javë me anomali përsa i përket mungesës së reshjeve të shiut dhe dëborës, por eëdhe nivelit të temperaturave.
Këto temperatura konsiderohen të larta për periudhën e dimrit. Temperaturat varjojnë në zonat e ulta në nivelet minimale 10 dhe max 16, në zonat kodrinore kemi pasur temperatura 8-15 gradë dhe zonat malore mbrëmë u shënua 1 gradë”, tha ajo.