Dita e sotme pritet të sjellë përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në territorin shqiptar. Deri në mesditë, pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga kthjellimet, të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë ultësirës Perëndimore.
Gjatë pasdites, do të shfaqen vranësira të lehta, kryesisht në zonat malore, por pa gjeneruar reshje shiu. Ndërkohë, vija bregdetare do të vijojë me mot të kthjellët edhe në orët e vona.
Temperaturat do të kenë një rënie të lehtë në mëngjes, por do të rriten gjatë mesditës, me vlera që do të luhaten nga 12°C në zonat verilindore deri në 32°C në rang vendi.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, me një shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në zonat bregdetare dallgëzim mbi 2 ballë.
/vizionplus.tv





