E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për sot, si do të luhaten temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta, përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë