Parashikimi i motit për sot, ku priten reshje shiu

Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta dhe kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonat malore lindore, parashikohen kthjellime të alternuara me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat gjatë mesditës dhe pasdites mund të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, të dobëta dhe afatshkurtra.
Në zonat luginore, në orët e mëngjesit si dhe gjatë periudhave me reshje, do të ketë prani të mjegullës ose mjegullinës, duke shkaktuar reduktim të dukshmërisë.
Era do të fryjë nga verilindja deri në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit pritet të arrijë deri në 14 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i lehtë, me forcë 1–3 ballë.
Temperaturat do të variojnë nga minimalja prej 7°C deri në maksimalen prej 21°C.
/vizionplus.tv



