Vendi
Parashikimi i motit për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe temperatura deri në 19 gradë

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare herë pas here pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.
Temperaturat minimale do të zbresin në 0 gradë në Bajram Curri dhe 1 gradë në Peshkopi.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë në Elbasan, Berat dhe Tiranë.
/vizionplus.tv



