E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për sot, 11 janar 2026

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshm. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe prej orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në juglindje me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën tjetër të vendit reshje lokale bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në të gjithë territorin. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë