E enjte, 17 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për këtë të diel

Ilustrim · Vizion Plus

Vendi ynë mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin.

Më të theksuara vranësirat paraqiten në gjysmën lindore të Shqipërisë. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 32°C vlera më e lartë në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim të ulët.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh