E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites priten alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje.

Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta ndërsa në relievet e larta malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të pasdites parashikohet mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperature minimale do të jetë 11 gradë celcius në Bajram Curr, ndërsa maksimalja 33 gradë në qarkun e Beratit.

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë