E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por pas mesditës dhe në vijim, vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme, ku më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore – juglindore, por nuk priten reshje.

Orët e vona të mbrëmjes do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të shënojnë 12°C në zonat malore, por mesdita sjell rënie të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 31°C në jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 28 km/h nga drejtimi perëndimor. Për pasojë, në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë