E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në zonat malore të vendit.

Nga orët e mesditës deri në orët e pasdites, në relievet malore priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht mund të shfaqen edhe shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë nga kuadrati verior me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Reklamë

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1–2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë