E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore.

Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug.

Temperatura më e ulët do të shënohet në Korçë, 8 gradë celcius, ndërsa maksimalja në Tiranë, 15 gradë celcius.

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë