E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave gjatë orëve të paradites, ndërsa orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit ku në zonat Lindore do të jenë në formë shtrëngate.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë