E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme, reshje shiu me intensitet të ulët

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Në orët e mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

Temperatura maksimale do të shënohet në qarkun e Beratit, 25 gradë celcius, ndërsa ajo minimale në qarqet e Korçës, Korçës dhe Bajram Currit, 15 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 10m/s.

Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë