E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori shqiptar do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.

Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore verilindore-juglindore.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

Reklamë

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë