E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojnë valët e të nxehtit afrikan ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë, ku temperatura më të larta do të ketë në zonat e ulëta, kryesisht në Qendër dhe Jug të territorit.

Orët e pasdites dhe në vijim, do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës, deri në 32°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim i ulët./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë