E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Pritet ndryshim i situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit shqiptar duke sjellë dobësim të dukshëm të vranësirave dhe shirave, megjithatë do të mbeten prezente në zonat malore verilindore – juglindore.

Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku në skajin Juglindor do të ketë momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë