E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, sa do të shënojë termometri

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 28 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë