E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, sa do të shënojë termometri

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në zonën e veriut reshjet në peridha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 31 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 15 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë