E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e premte, çfarë ndodh me temperaturat

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët(me ndërprerje), kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 8m/s,ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Reklamë

në zonat malore 4 deri 12°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 6 deri 18°C                                                                                                                                                               

në zonat bregdetare 8 deri 18°C

Vazhdo të lexosh

Reklamë