E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në veri e jug të vendit e gradualisht në të gjithë territorin, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Gjatë orëve të mëngjesit në ekstremin verior, lokalisht në lindje dhe në jug reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, verilindje-juglindje mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Reklamë

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 3 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë